February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Marrja peng dhe zhvatja, Pogba rrëfehet për herë të parë: Tmerri që përjetova pati ndikim edhe te dëmtimet e mia

Më 28 mars, Paul Pogba u dëgjua nga gjyqtarët gjatë seancës në lidhje me hetimin e zhvatjes së rëndë ndaj tij. Për disa vite, lojtari francez ishte shantazhuar nga disa kriminelë, përfshirë vëllain e tij Mathias, i cili përfundoi në burg për krimet e kryera.

Gjyqtarët dëgjuan edhe një herë historinë e zhvatjes, e cila filloi në vitin 2021. Pogba në fakt ishte ankuar se kishte marrë kërcënime nga tre burra të armatosur, të cilët i kërkuan 13 milionë euro në këmbim të mbrojtjes së tij. Mes tyre u evidentua edhe vëllai i tij, i cili kishte tentuar ta frikësonte përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar disa detaje personale të jetës së lojtarit.

Prokurori i Torinos kishte hapur tashmë një hetim për zhvatje të rëndë, pasi lojtari u detyrua t’iu dorëzonte kriminelëve 100 mijë euro. Në dëshminë e fundit në gjykatë, Pogba u shfaq i tronditur nga e gjithë situata.

Mesfushori ka rikthyer të gjithë historinë, duke u ndalur për herë të parë tek pasojat që ka pasur rasti i trishtë në karrierën e tij sportive, por edhe në fizikun e tij. “E mbajta gjithçka për vete për një kohë të gjatë dhe më pas ia besova drejtësisë.

Kjo histori ka pasur një ndikim të fortë në trupin tim, veçanërisht në dëmtimet e mia, – tha Pogba, i cili nuk e kishte prekur kurrë këtë temë përpara seancës gjyqësore. – Mendova se gjithçka ishte e vërtetë, doja t’i mbroja ata. Mendova se ishte një i ashtuquajtur ekip sigurie që ishte aty dhe donte të lëndonte miqtë dhe familjen time”.

Zhvatësit e tij kanë pretenduar se i ofronin një rrjet sigurie, duke e bërë atë të bjerë plotësisht në mashtrim. Këtë sezon Pogba ka kaluar një kohë të gjatë në “infermieri” për shkak të dëmtimit. Në të gjithë kampionatin ai ishte vetëm për pak minuta në fushë.

Francezi u kthye nga problemi i dytë fizik vetëm për ndeshjen e “Europa League” kundër Sportingut. Deri më tani te Juventusi nuk ka qenë asnjëherë titullar, këtë sezon. Deklaratat e tij para gjyqtarëve duket se hedhin dritë edhe mbi rikuperimin e ngadaltë nga dëmtimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *