Maroku befason të gjithë, kthen Spanjën në shtëpi

Maroku ka tronditur Spanjën dhe Botën e futbollit pasi ka siguruar nëj vend në çcerekfinalet e Kupës së Botës. Marokenët kanë bërë një paraqitje heroike dhe kanë arritur të kualifikohen pas penalltive falë pritjeve të portierit Bono.

Spanja ka shkuar shumë afër golit me Gavin dhe Ferran Torres në minutën e 25-të. I pari është ndalur nga portieri i Marokut, ndërsa i dyti nga traversa. Megjithatë, goli nuk do të kishte qenë i vlefshëm pasi Gavi ka qenë në pozicion jashtë loje.

RASTET E GAVI DHE TORRES – VIDEO

Rasti i dytë i rrezikshëm për spanjollët ka ardhur në minutën e 27-të. Ylli i Real Madrid, Asensio, ka qenë i vetëm në zonën e rreptësisë, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë.

RASTI I ASENSIO – VIDEO

Rasti i parë i rrezikshëm për Marokun ka ardhur në minutën e 42-të. Pas një lëvizje të bukur në zonën e rreptësisë, Boufal ka dhënë një kros për Aguerd, i cili ka shkuar shumë afër golit me goditje me kokë.

RASTI I MAROKUT – VIDEO

Ndërkohë 45 minutat e dytë nuk kanë dhuruar raste dhe as emocione me të dyja formacionet që janë treguar të kujdesshme më shumë për të mos pësuar gol sesa për të shënuar.

Në minutën e fundit të 5 shtesë të dhëna nga arbitri, Spanja ka shkuar shumë afër golit me një goditje dënimi nga Dani Olmo, por goli është shmangur nga një pritje e bukur e portierit Bono.

PRITJA E PORTIERIT TE MAROKUT – VIDEO

Pasi edhe koha shtesë është mbyllur pa gola, Maroku ka fituar lotarinë e penalltive dhe është kualifikuar për herë të parë në hiastori në çerekfinalet e Kupës së Botës.

MAROK-SPANJE – PENALLTITE – VIDEO

Një eliminim i papritut dhe zhgënjyes për Spanjën, që ka zhgënjyer shumë edhe trajnerin Luis Enrique, reagimi i të cilit pas eliminimit po çmend rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *