Mario Mitaj sonte luan kundër Cristiano Ronaldos në Arabi

Skuadra e Al Ittihadit e pret në shtëpi Al Nassr-in, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Kjo do të jetë hera e parë që mbrojtësi shqiptar, Mario Mitaj pritet të ballafaqohet me Cristiano Ronaldon.
Ronaldo u pushua në ndeshjen e fundit të Al Nassr, por sonte do të jetë i gatshëm për ndeshje.
Nga ana tjetër, Mario Mitaj pritet të jetë startues – kjo për shkak të paraqitjeve pozitive që bëri në ndeshjet e fundit.
Al Ittihad është në pozitën e parë me 33 pikë, kurse Al Nassr në pozitën e tretë me 25 pikë.