Mancinit nuk i pëlqen formati i ri i Kupës së Botës

Trajnerit të Italisë, Robert Mancini, nuk i pëlqen formati i ri Kupës së Botës. Ai ka thënë se lojtarët do të luajnë ndeshjet të lodhur.

“A më pëlqen? Jo, besoj se duhet të luajmë më pak dhe jo më shumë, përndryshe lojtarët nuk kanë frymë dhe i luajnë të lodhur ndeshjet”, ka thënë Mancini.

Nga viti 2026, formati i Kupës së Botës do të ndryshojë. Botërori do të ketë 48 përfaqësuese të përfshira. Italia nuk ishte pjesëmarrëse në Botërorin e fundit në Katar. Në Botërorin e vitit 2022 triumfuese doli Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *