May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 5, 2025

Manchester Unitedi dhe Juventusi pritet t’i shkëmbejnë lojtarët

Te Manchester Unitedi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin e Juventusit, Weston McKennie, gjatë afatit kalimtar të janarit. “Calciomercato” raporton të martën se Unitedi tashmë ka nisur negociatat me Juventusin për amerikanin, i cili po pëlqehet nga trajneri Erik ten Hag.

McKennie pritet të largohet nga Juventusi muajin e ardhshëm, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.

Mësohet se Unitedi tashmë ka ofruar holandezin Donny van de Beek në shkëmbim për McKennien. Van de Beek është i vendosur të largohet nga ekipi anglez për shkak të minutazhës së vogël, ndërsa McKennie po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Angli.

Si McKennie ashtu edhe Van de Beek kanë kontratë deri në vitin 2025 me Juventusin, përkatësisht Unitedin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *