Manchester United shënon fitore të rëndësishme ndaj Wolvesit

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Wolves me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 35-të të Ligës Premier.
Djajtë e kuq që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve e nisi ndeshjen më i vendosur për të gjetur golin.
Bruno Fernandes rrezikoi i pari në fillimin e ndeshjes para se të vinte goli.
Zhvillohej minuta e 32-të, kur Antony asistoi te Anthony Martial, i cili shënoi për 1-0.
Pjesa e parë nuk solli gola, madje as raste të tjera të mira.
Edhe e dyta ishte e një niveli më të dobët, duke bërë që skuadrat të mos shënojnë, deri në kohën shtesë.
Në minutën e pesë të kohës shtesë, Alejandro Garnacho, shënoi golin e qetësisë për të besuarit e Ten Hag.
Kjo fitore e mban Manchester Unitedin në vendin e katërt me 66 pikë, katër më shumë se Liverpooli që po e ndjek nga pas. /