Ka nisur “rilindja” e Ten Haag – Manchester United është kampion i Kupës së Ligës
Manchester Unitedi ka triumfuar në finalen e Carabao Cup apo siç njihet ndryshe Kupa e Ligës, në një ndeshje emocionuese kundër Newcastle në “Wembley”, me rezultat 2:0. Në minutën e 33, Casemiro shënoi me gjuajtje me kokë golin e parë pas një asistimi të shkëlqyeshëm nga Luke Shaw. Djajtë e Kuq shtuan epërsinë e tyre vetëm gjashtë minuta më vonë, kur Marcus Rashford kreu një gjuajtje të fortë, e cila u devijua nga Botman në portën e ekipit të tij, duke shënuar një autogol.
Në këtë ndeshje me ritëm të lartë, të dyja skuadrat kanë luajtur shumë mirë dhe kanë krijuar raste të shumta për gol. Por Manchester Unitedi ka qenë më i këmbëngulës në fushën e lojës dhe ka arritur të mbrojë epërsinë e tyre deri në fund.
Për Newcastle, kjo ishte finalja e tyre e parë në këtë garë pas 24 vjetësh. Megjithatë, ata kanë treguar një performancë të mirë dhe kanë qenë kundërshtar i denjë për Djajtë e Kuq.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi ka vazhduar rrugëtimin e tyre të suksesshëm në këtë stinor dhe pas këtij trofeu synon suksesin në garat tjera të rëndësishme.
Ky është trofeu i gjashtë për Djajtë e Kuq në këtë garë, por i pari trofe që nga viti 2017.
