Malisheva nuk gabon, mposht edhe Fushë Kosovën

Skuadra e drejtuar nga Qëndrim Kida ka fituar pikët e plota të dielën pas dy fitoreve e dy barazimeve në katër ndeshjet e fundit.
Malishevasit të dielën në stadiumin “Sami Kelmendi” fituan me rezultatin 3:1 në udhëtim te Fushë Kosova, në ndeshjen e xhiros së 29-të.
Fushë Kosova ndërkohë e pësoi disfatën e tretë rresht dhe tani rrezikon seriozisht rënien nga elita.
Golin e parë në ndeshje për Fushë Kosovën e shënoi Rilind Haziraj në minutën e 12-të të ndeshjes.
Shifrat i barazoi Damir Kojasheviq në minutën e 49-të nga penalltia.
Gëzimi i vendësve nuk zgjati shumë.
Drilon Hazrollaj në minutën e 54-t e ktheu epërsinë e vizitorëve.
Për sulmuesin e krahut ishte goli i 20-të i edicionit dhe tani kryeson listën e golashënuesve, me një më shumë se sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni.
Rezultatin përfundimtar të këtij ballafaqimi e shënoi mesfushori Ilir Mustafa, në minutën e 66-t.
Në vendin e katërt, Malisheva ka 52 pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në vendin e parafundit, përkatësisht të nëntin, me 20 pikë.