Malisheva mposht kampionin

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka përjetuar një disfatë të rëndë në rrugëtimin e tij drejt mbrojtjes së titullit. Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehu, portokallezinjtë u mposhtën 3-1 nga Malisheva në një ndeshje të zhvilluar të dielën në stadiumin “Liman Gegaj”. Kjo ndeshje i përkiste javës së 22-të të elitës së futbollit kosovar, e ku Malisheva shfaqi një lojë të fortë dhe të organizuar, duke shfrytëzuar avantazhin e fushës vendase. Arlind Veliu hapi serinë e golave për Malishevën në minutën e 23-të. Ballkani reagoi dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 37-të, me një gol të shënuar nga Geralb Smajli. Në pjesën e dytë, Malisheva mori përsëri avantazhin me një gol të Drilon Hazrollajt në minutën e 70-të, derisa Altin Aliu vulosi fitoren e Malishevës me një gol në minutën e 91-të. Ballkani u detyrua të luajë me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 87-të, pasi Bernard Karrica u ndëshkua me karton të kuq. Kjo disfatë e lë Ballkanin në vendin e dytë me 39 pikë, derisa Malisheva tani ka 37 pikë dhe renditet e treta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *