Malisheva i prishë ecurinë e rezultateve pozitive Dukagjinit

Ka përfunduar ndeshja mes Malishevës dhe Dukagjinit e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superliga.

Malisheva, ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1, duke i prishur ecurinë e rezultateve pozitive të skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi.

Golat për vendasit u shënuan nga Drilon Hazrollaj, në minutën e 19-të dhe Xhylani në minutën e 56-të, ndërsa për Dukagjinin realizoi Solomon, në minutën e 44-të.

Me këtë fitore, Malisheva mbetet në pozitën e 3-të me 25 pikë, ndërsa Dukagjini në pozitën e 7-të me 17 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *