Maliqaj nokauton serbin Raduloviq, fiton titullin IBO International

Boksieri kosovar Egzon Maliqaj të shtunën mbrëma në Klingau të Zvicrës e ka fituar titullin IBO International në kategorinë e mesme, duke e mposhtur serbin Novak Raduloviq, me nokaut teknik në raundin e nëntë.

Maliqaj e rrëzoi dy herë Raduloviqin, para se arbitri ta ndërpriste përballjen. Ai ishte duke fituar dukshëm me pikë deri në momentin e ndërprerjes.

Për Maliqajn është fitorja e 14-të në boksin profesionist, karshi një barazimi e një humbje që e ka. Raduloviq ka bilanc prej 17 fitore, 10 humbje e një barazim.

Maliqajn në një postim në Facebook të dielën i ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur.

“Pa ju nuk do të ishte e mundur kjo”, ka shkruar Maliqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *