Maguire po largohet nga Manchester United, por mbetet në Premier League

Mediat angleze shkruajnë se mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Manchester United, Harry Maguire, është gati të transferohet te Aston Villa.
Maguire humbi vendin e tij në ekipin titullar të Erik Ten Haag në fillim të sezonit. Ai zakonisht i shikon ndeshjet nga bankina dhe për këtë arsye ka të ngjarë të ndërrojë klubin.
Gazetari i TalkSport, Anil Kandola pretendon se Maguire është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje me Aston Villa.
Është ende e paqartë se për çfarë lloj transferimi bëhet fjalë, me shumë gjasa është një huazim me opsion blerjeje.