Luis Enrique: Nuk do të bëjmë matematikë kundër Japonisë

Spanja dhe Gjermania luajtën baras 1-1 në Doha, në ndeshjen e tyre të xhiros së dytë të Grupit E në Kupën e Botës në Katar.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique tha se ishte i kënaqur me pjesën e parë, teksa shtoi se më pas ekipi i tij “bëri gabime që nuk i bën normalisht”.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë gabime që normalisht nuk i bëjmë. Ne nuk e kontrolluam lojën në pjesën e dytë dhe gjermanët vendosën të shkojnë për gjithçka ose asgjë”, tha Enrique.

Spanja është në vendin e parë në grup me katër pikë, Japonia dhe Kosta Rika kanë nga tre pikë dhe Gjermania një pikë. Të gjithë janë në lojë për një vend në fazën e eliminimit direkt. Gjermania duhet të triumfojë ndaj Kosta Rikës dhe njëkohësisht të presë që Spanja të fitojë ndaj Japonisë.

“Nëse dikush do të na kishte ofruar këtë situatë në grup pas dy xhirove, ndoshta do ta kishim pranuar pa u menduar shumë. Nuk do të bëjmë matematikë në ndeshjen e fundit. Do të shkojmë për fitore, duam të jemi të parët në grup”, tha Enrique.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *