Lufta e tmerrshme dhe e pakuptim kundër futbollistëve dhe FFK-së po e dëmton më së shumti Kosovën

Tashmë është bërë e zakonshme që pas çdo grumbullimi të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e saj ndërkombëtare, të nis një luftë kundër lojtarëve dhe FFK-së.Kritikat janë aq të mëdha sa shpesh bëhet thirrje edhe për bojkot të ndeshjeve, madje dëri në atë masë sa kur një lojtar refuzon grumbullimin ai përshëndetet dhe tentohet të inkurajohen edhe tjerët që ta bëjnë të njëjtën gjë, shkruan GazetaSportinfo. Rrallë shohim analistë nëpër studio tona tevelizive që para ndeshjeve u jep kurajo lojtarëve. Këta analistë ndoshta edhe të porositur japin kritika aq të mëdha për lojtarët sa edhe nuk hezitojnë t’i quajnë të nivelit të dytë. Kjo nuk ka sesi të mos ndikoi në performancën e tyre. Kombëtarja e Kosovës dhe lojtarët për momentin nuk e kanë mbështetjen që meritojnë.Për të gjithë ata që po vënë në dyshim nëse Kombëtarja e Kosovës duhet të ekzistojë, apo më mirë të themi Kosova duhet të jetë në planë të dytë, të gjitha dilemat i largoi ndërshja e mbrmëshme në Rumani. Rumunët medoemos dëshironin ta zhgëjnë shtetin e Kosovës. E quanin pjesë të Serbisë dhe nuk e llogarisnin si shtet, por djemt tanë më aq mundësi sa patën u treguan që Kosova është e fortë dhe do të mbetet e tillë. Rumania duhet të jetë një shembull që të na bashkojë dhe ta mbeshtesim këtë grup dhe këtë institucion.