Llapi mposht Suharekën, Malisheva merr vetëm një pikë ndaj Feronikelit 74
Skuadra e Llapit është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll. Llapi të dielën në shtëpi e mposhti Suharekën me rezultatin 2:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit kosovar. Skuadra e drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina, Llapi, xhiron e kaluar u mposht nga Ferizaj. Të dy golat e Llapit i shënoi sulmuesi Ardit Tahiri në minutën e 32-të dhe 82-të. Pak para fundit të pjesës së parë, Llapi, mbeti me një futbollist më pak në fushë. Arbnor Ramadani u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Suhareka humbi penallti në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Goditjen e Mevlan Zekës e priti portieri i Llapit, Marijan Çoriq. Llapi ka 29 pikë dhe e zë vendin e tetë. Suhareka është një pozitë më poshtë me pikë të njëjta.
Ndërkohë, skuadra e Malishevës është ndalur në barazim të dielën nga Feronikeli 74. Malisheva dhe Feronikeli 74 barazuan pa gola në ndeshjen që i takoi javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva kishte mundësinë që të kalonte në epërsi në minutën e gjashtë ndaj Feronikelit 74 por sulmuesi Drilon Hazrollaj humbi penallti. Të dyja skuadrat kishin disa raste për gol por që në fund nuk arritën t’i konkretizonin.
Malisheva pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Ballkani e mban pozitën e dytë me dy pikë më shumë.
Lidere është Drita me 54 pikë. Feronikeli 74 është në pozitën e fundit me 14 pikë.Nd
