February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Llapi i jep fund euforisë së Prishtinës, Drenica mposht kampionen

Llapi arriti të ndalë euforinë e Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 2:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të javës së 11-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e trajnerit Tahir Batatina tregoi karakter dhe efikasitet, me Edon Zadriun që zhbllokoi rezultatin në minutën e 40-të, ndërsa Alex Gnapi dyfishoi avantazhin në minutën e 53-të. Prishtina u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i vetëm nga Leotrim Kryeziu (68’) nuk mjaftoi për të shmangur disfatën. Pas kësaj fitoreje, Llapi ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Prishtina ruan kreun e tabelës me 25 pikë.

Surprizë e madhe u regjistrua në Skenderaj, ku Drenica arriti fitoren e parë pas katër humbjeve rresht, duke mposhtur kampionen në fuqi, Dritën me rezultat 3:1. Pavarësisht se gjilanasit kaluan të parët në epërsi me golin e Albert Dabiqajt (56’), djelmoshat e Bylbyl Sokolit reaguan fuqishëm me një përmbysje të madhe. Ronaldo Chacon u shndërrua në hero të Drenicës me dy gola (64’, 73’), ndërsa Kreshnik Uka (76’) vulosi fitoren. Me këtë triumf, Drenica ngjitet në vendin e gjashtë me 14 pikë, ndërsa Drita zbret në vendin e katërt me 17 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini.

Në ndeshjen e fundit të javës, Ferizaj riktheu formën me një fitore bindëse prej 3:0 ndaj Prishtinës së Re. Erion Sadriu (22’) hapi serinë e golave në pjesën e parë, ndërsa Jakup Berisha (70’) dhe Remzifaik Selmani (90’) vulosën rezultatin në pjesën e dytë për tri pikë të arta. Pas kësaj fitoreje, Ferizaj ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fund të tabelës me vetëm 7 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *