May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 16, 2025

Llapi e gjunjëzon Suharekën, e njofton me humbje

Suhareka e ka pësuar disfatën e parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Të premten në Podujevë, skuadra e Llapit ndali serinë pozitive të ekipit debutues.

Llapi fitoi me rezultatin 3:0. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë.

Llapi shënoi për 1:0 në minutën e 27-të. Mesfushori Blend Baftiu ishte i saktë nga pika e bardhë. Baftiu shënoi në tentimin e dytë pasi gjuajtjen e tij të parë nga pika e bardhë e ndali portieri i Suharekës. Por ai doli para kohës nga porta dhe rrjedhimisht penalltia u përsërit.

Për 2:0 realizoi sulmuesi Ahmed Januzi në minutën e 51-të. Januzi gjuajti bukur nga zona. Arbnor Ramadani e shënoi golin e tretë në minutën e 92-të.

Llapi e Suhareka tani i kanë nga 13 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *