Llapi dhe Drenica sigurojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Llapi dhe Drenica janë dy skuadrat e para që kanë siguruar biletat për në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, pas fitoreve me rezultate të ngushta por të merituara në ndeshjet çerekfinale.

Llapi arriti të eliminojë Malishevën në një ndeshje dramatike, duke triumfuar me rezultat 1:0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ardit Tahiri në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, pas një asistimi të bukur nga Arbnor Ramadani. Llapi luajti me një lojtar më pak nga minuta e 87-të, por arriti të ruajë epërsinë dhe të sigurojnë kualifikimin.

Ndërkohë, Drenica arriti të eliminojë Ferizajn, gjithashtu me rezultat 1:0. Goli i fitores për Drenicën u shënua nga Mohamed Fofana në minutën e 18-të. Drenica gjithashtu luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 59-të, pas përjashtimit të Auron Hamitit me karton të kuq.

Nesër zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale, ku takohen Vëllaznimi – Prishtina dhe Prishtina e Re – Drita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *