Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë të re

Trent Alexander-Arnold po lidhet gjithnjë e më shumë me largim nga Liverpooli.

Mbrojtësi anglez, po kërkohet me ngulm nga Real Madridi ku të cilët dëshirojnë transferimin e tij që në këtë afatin e janarit.

Mirëpo Liverpooli, nuk e ka ndërmend ta largojë këtë afat pasi që shihet si lojtar i rëndësishëm në formaçionin e Arne Slot.

Madje siç raporton “Mirror”, Liverpooli i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare Arnoldit, ku do të shihte Arnold të fitonte afër 100 milionë euro në vit. Alexander-Arnold, këtë sezon ka bërë 23 paraqitje me Liverpoolin, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *