Liverpool shkatërroi West Hamin

Liverpool e mposhti West Hamin me rezultat 5:1 dhe kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Ligës. Një ditë më parë, Chelsea, Fulham dhe Middlesbrough zgjodhën një vend në mesin e katër skuadrave më të mira në këtë kompeticion.

Liverpooli dominoi nga minuta e parë deri në fund ndaj mysafirëve të padisponueshëm, të cilët goditjen e parët drejt portës së “kuqve” e patën në minutën e 71-të. Nata e zezë e West Ham u paralajmërua nga “raketa” e Soboslay në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë avantazhin e rriti Kurtis Jones në minutën e 56-të. Pasoi goli i Cody Gakpo dhe më pas përgjigja e West Ham me anë të Jared Bowen për rezultatin 3:1. Por, Liverpooli nuku ndal dhe me golat e Salah në minutën e 82-të dhe Jones në minutën e 84-t vendosi rezultatin përfundimtar 5:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *