Liverpool pëson debakël në Brentford

Brentford i dha fund serisë së fitoreve të Liverpoolit prej katër ndeshjesh. Brentford mundi skuadrën e Jurgen Klopp, me plotë meritë, 3:1.
Brentford është një nga mikpritësit më të mirë të këtij sezoni në Premierligë, këtë e vërteton edhe fakti se ka pësuar vetëm një humbje që nga fillimi i sezonit. Sonte, ata arritën të mposhtin Liverpoolin me vetëm 28% posedim të topit.
Po të mos ishte VAR-i, humbja e Liverpoolit do të ishte edhe më e thellë.
Liverpool kundër Brentford dështoi në mbrojtje, veçanërisht nga këndi. Konate shënoi një autogol dhe më pas VAR anuloi dy gola për lojtarët vendas, përpara se Visa të çonte rezultatin 2:0.
Brentford kaloi në epërsi me dy gola në pjesën e parë me vetëm 60 pasime dhe 25 përqind posedim të topit.
Në pjesën e parë, Jurgen Klopp la në dhomën e zhveshjes kapitenin Van Dijk, në anën e të cilit ranë të dy golat.
Në fillim të pjesës së dytë, Oxlade-Chamberlain ngushëtoi rezultatin. Presioni i fortë i Liverpool-it pasoi në 10 minutat e ardhshme, por pa një rast konkret për të shënuar.
Mbuemo vuri pikën e fitores së madhe të Brentfordit në minutën e 84-t.
Pas humbjes së pestë të sezonit, Liverpooli mbeti në vendin e gjashtë me 28 pikë, dy më shumë se Brentford, i cili ndodhet në pozitën e shtatë.
Në xhiron e radhës Brentford do të takohet me Bournemouth, ndërsa Liverpool do të vizitojë Brighton.