Liverpool fiton ndeshjen e çmendur, Salah i dhuron 3 pikët dhe mban gjallë ëndrrën

Liverpool-i ka marrë një fitore të vuajtur 3-2 kundër Nottingham Forest në javën e 32-të të kampionatit dhe është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes duke shkuar përkohësisht vetëm gjashtë pikë larg zonës Champions.

LIVERPOOL-NOTTINGHEM 1-0 – VIDEO

LIVERPOOL-NOTTINGHAM 1-1 – VIDEO

Gjithçka ka ndodhur në 45 minutat e dyta të ndeshjes së luajtur në Anfield pasditen e sotme. Ka qenë Digo Jota që ka kaluar në avantazh skuadrën e Klopp në minutën e 47-të, por festa e vendasve nuk ka zgjatur shumë.

LIVERPOOL-NOTTINGHAM 2-1 – VIDEO

LIVERPOOL-NOTTINGHAM 2-2 – VIDEO

Neco Williams, ish-lojtari i Liverpool-it, ka barazuar rezultatin në minutën e 51-të me një goditje të bukur. Emocionet kanë vazhduar katër minuta më mbrapa me golin e radhës të Jota-s, i cili ka kthyer Të Kuqtë në avantazh.

LIVERPOOL-NOTTINGHAM 3-2 – VIDEO

Miqtë nuk janë dorëzuar dhe janë kundërpërgjigjur në minutën e 67-të me golin e Gibbs-White, i cili ka çuar shifrat në 2-2, por këtë herë ka qenë festa e miqve që nuk ka zgjatur shumë.

Në minutën e 70-të, në fakt, Mohamed Salah ka realizuar golin e tretë dhe të fitores për Liverpool-in me një goditje të zgjuar pas krosimit perfekt të Trent Alexander-Arnold.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *