Liria dënohet me dy ndeshje pa shikues dhe 2 mijë euro gjobë

FC Liria është dënuar me dy ndeshje pa praninë e tifozëve dhe me një gjobë prej 2 mijë eurosh nga Komisioni Disiplinor i FFK-së. Klubi prizrenas është dënuar për lëshim në organizimin e ndeshjes, pasi pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vëllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna.
VENDIMET E KOMISIONIT DISIPLINOR
Drejtor sportiv i FC ”Ferizaj”, Genc Hyseni nr ID 037201M83. Në minutën e 80 të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes pas një vendimi të tyre. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Ferizaj – Prishtina. I. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Lojtari i FC ”Prishtina”, Leonat Vitija nr fanelle 3 dhe nr ID 002368M00. Në minutën e 3-të të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit duke mohuar mundësi për shënim lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Prishtina. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E i Rregullores disiplinore . Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Përfaqësuesi për siguri i FC ”Ferizaj”, Herton Hoxha nr ID 028980M76. Në minutën e 3-të të ndeshjes reagon dhe ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes, për çka edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Ferizaj-Prishtina. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Mjekut i FC ”Feronikeli 74”, Besim Bytyqi nr ID 006749M78. Në minutën e 50-të të ndeshjes, gjatë dhënies së ndihmës së lojtarit të FC Feronikeli 74, ofendon lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Nd/ Trajneri i FC ” Liria ”, Kevin Xhafa nr ID 038106. Pas përfundimit të ndeshjes, kur lojtarët mysafirë sulmohen nga tifozët vendas, fyen dhe ofendon drejtorin sportiv të mysafirëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Liria – Vëllaznimi. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
FC ”Liria”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas hedhin fishekzjarre në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta si dhe pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vëllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vëllaznimi. Klubi vendas FC “ Liria “ , mban përgjegjësi për rendin dhe sigurinë brenda dhe në afërsi të stadiumit , para , gjatë dhe pas ndeshjes. Për përgjegjësinë për sjelljen e gabuar të spektatorëve të tyre ata janë përgjegjës për incidentet e çdo lloji , me ç’rast i nënshtrohet dënimeve disiplinore.
I.Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore si dhe nenit 53 paragrafi 1 pika a , pika b dhe pika c i (Rregullores Disiplinore 23/24) ; Dënohet me mos zhvillimin e dy ndeshjeve në fushën e vetë pa praninë e shikuesve sipas radhës organizuar nga FFK .
II.Bazuar në nenin 6 paragrafi 1pika C dhe neni 18 paragrafi 1 pika 1 I Rregullores Disiplinore (ku thuhet: “Klubi vendas mban përgjegjësi për rendi dhe sigurinë para gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes); Dënohet me shumë prej 2000 euro (dy mijë euro). Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Lojtari i FC ”Mitrovica”, nr fanellës 27 Taulant Avdyli nr ID 000895M98. Në minutën 90+ fyen, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor me çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça – Mitrovica. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetrajneri i FC ”Mitrovica”, Edmond Ujkani nr ID 005744M01. Pas përfundimit të ndeshjes, në lokalet zyrtare ofendon dhe kërcënon stafin e gjyqtarëve në prani të personave zyrtar të të dyja klubeve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça – Mitrovica. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 3 (tre) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Kryetrajneri i FC ”KEK”-ut, Enis Nasufi nr ID 011385M80. Pas përfundimit të ndeshjes, duke u përshëndetur me lojtarë i afrohet gjyqtarit kryesor e ofendon për çka e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova – KEK-u. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 26.02.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 26.02.2025
Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë Kryetar: Metë Çeku