Lionel Messi ftohet nga Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, do të nderohet me një çmim special

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi është ftuar sonte në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Siç raportohet, lojtari i Inter Miamit do të nderohet me një çmim special.
Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë shkruhet për suksesin e Messit dhe për mbështetjen e tij ndaj fëmijëve në gjithë botën me fondacionin e tij.
Andaj, ky çmim është mëse i merituar për lojtarin e Argjentinës. Që në të vërtetë ka vlerë të madhe si një i huaj në SHBA.
Kujtojmë që Lionel Messi me Inter Miamin ka kontratë deri në fund të këtij viti.