Liga e Kombeve/ Kosova sërish punë me Rumaninë, Shqipëria sërish me Çekinë

Sot në Paris është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku i pranishëm ishte edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me presidentin Agim Ademi. Kombëtarja e Kosovës edhe në këtë edicion do të bëjë gara në Ligën C, derisa pas tërheqjes së shortit Dardanët janë përfshirë në Grupin 2. Kosova do të ketë kundërshtarë me të cilët është përballur edhe më herët, si Rumania dhe Qipro, derisa kundërshtari i tretë do të jetë fituesi i ndeshjes së ‘play-out’-it, Lituania ose Gjibraltari. Ndërkohë, Shqipëria, e cila garon në Ligën B, do të bëjë pjesë në Grupin 1, ku do të ketë punë sërish me Çekinë, derisa në grup janë edhe Ukraina dhe Gjeorgjia. Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të zhvillohen në shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.
Liga C – Grupi 2
Rumania
Kosova
Qipro
Lituania ose Gjibraltari
Liga B – Grupi 1
Çekia
Shqipëria
Ukraina
Gjeorgjia