June 2025
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
June 5, 2025

Liga e Kampionëve vjen me katër përballje të zjarrta, vëmendja në Madrid

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Tetë skuadra do të luftojnë sot (e mërkurë) për katër vendet e lira në çerekfinale dhe vetëm njëra nga to e ka thuajse të siguruar.

Bëhet fjalë për Arsenalin, i cili e pret PSV Eindhoven në ‘Emirates’ nga ora 21:00 dhe shihet si favorit i qartë pas fitores 7-1 në ndeshjen e parë.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes padyshim se është ajo mes dy rivalëve të urryer, Atletico Madridit dhe Real Madridit, e cila pritet të luhet në ‘Metropolitano Stadium’ me fillim nga ora 21:00.

Kjo ndeshje do të jetë e zjarrtë dhe e luftuar për çdo top dhe në çdo sekondë, pasi ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 2-1 të Los Blancos.

Gjithçka e hapur do të jetë edhe në ‘Stade Pierre-Mauroy’, ku Lille e pret Borussia Dortmundit dhe pret të kualifikohet pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Në ndeshjen e fundit, Aston Villa e pret Club Brugge dhe synon ta sigurojë kalimin në çerekfinale pas fitores 3-1 në udhëtim në përballjen e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *