Leon Rashica e ardhmja e Kombëtares së Kosovës

Shkruan: Fekmi Kongjeli

Këtë javë filloi kampionati i grupmoshave të Bundesligës Gjermane U19, i cili këtë sezon ka pësuar një reformë të re. Tani, në 8 grupe garojnë 64 ekipe, dhe e njëjta reformë do të zbatohet edhe për grupmoshat U17, ku kampionati fillon javën e ardhshme dhe ka 42 ekipe të ndara në tri grupe. Isha në vëzhgim të ndeshjeve të fundjavës dhe veçanërisht u fokusova në përballjen mes Alemannia Aachen dhe Viktoria Köln U19.

Në bazë të vëzhgimeve dhe mendimeve të ekspertëve të Bundesligës që ishin prezent, Leon Rashica ka një perspektivë të jashtëzakonshme. Ai ka treguar cilësi të lartë, vullnet të fortë, dëshirë për të ecur përpara dhe një disiplinë të admirueshme. Këto ishin gjithashtu fjalët e trajnerit dhe stafit të klubit për të. Leonin e ndjek edhe në Akademinë e Bundesligës dhe ai po bën një zhvillim të shkëlqyer.

Përveç Leonit, që po shkëlqen në Akademinë e Bundesligës, në secilin klub dhe Akademi të grupmoshave U17 dhe U19 ka nga një ose dy lojtarë potencialë për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës. Një shembull i tillë është Alemannia Aachen, ku përveç Leonit, po shkëlqen edhe kapiteni i ekipit, Faton Ademi.

Ne do të jemi si gjithmonë afër dhe do të ofrojmë mbështetje dhe kujdes të plotë për të gjithë, me dëshirën më të madhe që ata të arrijnë suksesin dhe të realizojnë ëndrrat e tyre.

Shënim: Autori është menaxher i FIFA-s dhe përfaqësues i FFK-së në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *