May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 15, 2025

Leon Parduzi nënshkruan kontratë profesionale me klubin e Bundesligës

Përfaqësuesi i Kombëtares U19 të Kosovës, Leon Parduzi, bën hapin e madh në karrierë – nënshkruan kontratë profesionale me klubin gjerman Holstein Kiel, anëtar i Bundesligës.

Leoni ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Karlsruher SC, ku është formuar si futbollist dhe është dalluar si një nga lojtarët kyç dhe të pazëvendësueshëm që nga U15.

Pavarësisht interesimit nga kombëtare të tjera, Leoni me vendosmëri pranoi ftesën e Kombëtares së Kosovës – një vendim i marrë me mbështetje të fuqishme nga prindërit e tij dhe në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesin e FFK-së, Fekmi Kongjeli.

Ai ka dhënë paraqitje shumë të mira në të gjitha ndeshjet me Kombëtaren U19, duke treguar potencial të madh dhe përkushtim të lartë.

Leoni përfaqëson një të ardhme premtuese për Kombëtaren A të Kosovës, së bashku me dhjetëra lojtarë të tjerë që po zhvillohen në akademitë e klubeve të Bundesligës dhe që janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *