Leo Messit nuk i lë shejë lëndimi, rikthehet më i fortë, dy gola e një asist (VIDEO)

Leo Messi është rikthyer më i fortë pas një lëndimi që e la jashtë fushave për më shumë se tre muaj.
Futbollisti argjentinas, në fitoren e mbremshme të Inter Miamit me rezultat 3-1 ndaj Philadelphia Union, shënoi dy gola dhe bëri një asist.
Fillimisht Messi shënoi golin e barazimit 1-1, në minutën e 26-të.
Katër minuta më vonë, ”pleshti” i dha epërsinë skuadrës së Inter Miamit.
Ndërkohë në sekondat e fundit të ndeshjes, ai asistoi për Luis Suarezin në 90+8.
Messi me plot meritë fioti edhe çmimin ”Icon of the Match”.
37-vjeçari këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka barë 15 asiste në 19 ndeshje, duke bërë që Inter Miami të jetë lidere në MLS, ku synon titullin e parë në histori të klubit.