April 20, 2025

“Lejohet të ëndërrosh”, Flick mbi shanset e Barcelonës për të fituar katër trofetë

Hansi Flick ka hapur shanset e Barcelonës për të fituar katër trofetë këtë sezon pasi skuadra e tij mposhti Atletico Madridin për të kaluar në finale të Copa del Rey.

Barcelona arriti ta eliminojë Atleticon pas fitores 1-0 mbrëmë (e mërkurë) në udhëtim apo me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Ky triumf ia siguroi Blaugranëve kalimin në finalen e Copa del Rey, ku do të ndeshet me Real Madridin në El Clasico, teksa është në vendin e parë në La Liga dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Për këto tre trofe dhe Superkupën ka folur trajneri i Barçës, Flick, i cili ka thënë se është e lejuar të ëndërrohet.

“Është e lejuar të ëndërrojmë, por ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të fokusuar në atë që duam”, ka thënë fillimisht Flick.

“Do të arrijmë në tre ose katër, pastaj duhet të flemë dhe të kthehemi në stërvitje dhe të rikuperojmë”.

“Ne po përballemi me Betisin. Javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta, por ne kemi një ekip fantastik. Klubi dhe tifozët mund të jenë krenarë për ekipin”, përfundoi gjermani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *