Leao i pandalshëm, Cristiano Ronaldo shënon gol për Portugalinë
Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e dytë ndaj Polonisë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.
Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo shënoi një gol, pasi topi goditi shtyllën dhe më pas këmbën e sulmuesit portugez.
Meritori i këtij goli të dytë të Portugalisë ishte padyshim sulmuesi anësor i Milanit, Rafa Leao – i cili bëri një driblim fantastik në zonën e 16-metërshit.
