Lazio interesohet për mesfushorin “kuqezi”, po bën paraqitje të mira në Serien A

Skuadra e njohur nga Serie A, Lazio është interesuar për shërbimet e mesfushorit “kuqezi”, Medon Berisha.
Berisha është pjesë e Lecces dhe gjatë këtij sezoni ka bërë disa paraqitje që ka “rënë” në sytë e drejtuesve të ekipit nga Roma.
Lazio është interesuar për lojtarin Jacopo Fazzini, por në rast se dështon ky transferim, do të tentojnë Berishën.
21-vjeçari është i lënduar momentalisht, kurse në Serie A ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka bërë një asist.
Vlera e futbollistit shqiptar në sajtin e njohur “Transfermarkt” është vetëm 1 milion euro.