Laporte në Real Madrid? Ylli i Al Nassr-it: S’mund ta refuzosh një klub të tillë!

Skuadra e Real Madridit është në kërkim një lojtarëve të rinj, sidomos në repartin defensiv aty ku kanë probleme me lëndime.

Dhe, lojtari i Al Nassr, Aymeric Laporte është një prej futbollistëve që kërkohet me ngulmë nga skuadra madrilene.

Gjatë një interviste, Laporte u pyet rreth një transferimi të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

“Pa dyshim që do i dëgjoja thirrjet e Real Madridit. Nuk mund ta injorosh një klub të tillë.

“Ndihem mirë kur i shoh këto spekulime. Nuk jam aq i informuar për këtë, por pa dyshim që është e mirë”, u shpreh Laporte

Laporte befasoi të gjithë kur u transferua në elitën e futbollit arab nga Manchester City dhe duket se malli për futbollin europian mund ta bëjë atë të rikthehet dhe pse jo të luaj për Real Madridin në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *