Laporta: Barcelona nuk mund të krijojë pritshmëri me Messin

Joan Laporta ka shprehur dëshirën e tij për të parë Lionel Messin të luajë përsëri për Barcelonën, por ai theksoi se klubi nuk është i gatshëm të gjenerojë pritshmëri për një rikthim të mundshëm verën e ardhshme.

Kontrata e Messit me Paris Saint-Germain zgjat deri në fund të sezonit dhe, sipas raportimeve, të dy palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje rinovimi.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës bëri të qartë se klubi nuk do të përdorë leva financiare për të nënshkruar me lojtarë të rinj në të ardhmen.

“Dje patëm një takim me mediat”, tha Laporta për mediat zyrtare të Barcelonës.

“Kemi pasur biseda me ton të relaksuar. Është e qartë se do të doja që ai të kthehej një ditë. Do të doja shumë, por nuk mund t’i rrisim pritshmëritë”.

“Ai është një lojtar i PSG-së dhe ka një kontratë me ta. Ai sapo ka fituar Kupën e Botës. Ne jemi shumë të lumtur për të.

“Ajo që nuk dua është të gjeneroj pritshmëri që është shumë e vështirë [për t’u përmbushur]”.

“Levat u bënë për të shpëtuar klubin sepse ishte në një situatë shumë të komplikuar”.

Laporta theksoi se Messi do të jetë i lidhur gjithmonë me Barcelonën,.

“Jam i bindur se ai në zemrën e tij është një tifoz i Barcelonës dhe gjithmonë do të jetë i lidhur me Barcelonën.

“Do të donim shumë që ai të kthehej, por do të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *