Lajmërimi tronditës nga Serie A: Mund të mos luaj më
Prej më shumë se një viti është larguar nga fushat e Serisë A. Deklarata e fundit e sulmuesit tremb tifozët, ai mund edhe të mos kthehet.
Në kanalin Twitch ‘Jijantes’, Gerard Deulofeu foli për dëmtimin e tij kështu:
“Po përpiqem të rikuperohem në çdo mënyrë, por e kam pranuar idenë se mund të mos shërohem kurrë. Për disa muaj e kam ditur se mund të mos luaj më kurrë”.
Sulmuesi i Udineses ka më shumë se një vit jashtë fushës pas operacionit në gju. Koha e rikuperimit është akoma e paqartë: “Kam pasur një dëmtim në vitin 2020, gjuri im ishte shumë i traumatizuar, por arrita të shërohem.
“Më pas kam pësuar një tjetër dëmtim, për herë të tretë dhe ka pasur komplikime. Nuk mund të them shumë sepse kam një marrëveshje me klubin tim, por do të them vetëm se është një sprovë e vërtetë, nuk mund ta imagjinoni se çfarë po më ndodh”.
Udinese dhe Serie A rrezikojnë të humbasin Deulofeu.
