February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Lajm i mirë për sportin: Hapet qendra moderne e Mjekësisë Sportive në Kosovë

Sot është shënuar një hap i rëndësishëm për infrastrukturën shëndetësore në shërbim të sportit në Kosovë, me hapjen zyrtare të “Western Balkans Sports Medical Center” në Prishtinë, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Kjo qendër moderne, e cila është themeluar nga Mustafë Januzaj, që është pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares së Kosovës në futboll, pritet të shërbejë si një pikë referimi për trajtimin, rikuperimin dhe përgatitjen fizike të sportistëve tanë, duke ofruar teknologjinë më të fundit dhe ekspertizë profesionale.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë personalitete të shumta nga bota e sportit dhe mjekësisë. Ndër të pranishmit ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili vlerësoi lart këtë investim si një domosdoshmëri për rritjen e performancës së futbollistëve dhe sportistëve në përgjithësi.

Me këtë rast, Ademi ndau një mirënjohje të veçantë për themeluesin e qendrës, Mustafë Januzajn, duke vlerësuar punën e tij në ekipin kombëtar.

Postimi i plotë i presidentit të FFK-së, Agim Ademi:

“Sot pata kënaqësinë që të marrë pjesë në hapjen zyrtare të “Western Balkans Sports Medical Center” dhe t’ia dorëzoj plaketën e Federatës së Futbollit të Kosovës, Mustafë Januzajt, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij profesional dhe të vazhdueshëm në shërbim të futbollit tonë.

Mustafë Januzaj, përveçse themelues i kësaj qendre moderne të mjekësisë sportive, është edhe pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares së Kosovës, duke dhënë ndihmesë të rëndësishme në kujdesin dhe përgatitjen e futbollistëve tanë.

Hapja e kësaj qendre përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mjekësisë sportive dhe në krijimin e kushteve më të mira për sportistët në Kosovë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *