Ky kanal e transmeton sonte meçin e Ardian Krasniqit

Boxen: PrimeTime Promotion, Pressekonferenz, Bietigheim-Bissingen, 26.09.2024 Ardian Krasniqi (GER) © Torsten Helmke
Ardian Krasniqi sonte do të ngjitet në ring.
Boksieri nga Juniku sonte do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së.
Meçi zhvillohet në ”MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Përveç Ardian Krasniqit, gjatë kësaj mbremje do të ngjiten edhe tre boksierët e tjerë shqiptarë, Altin Zogaj, Eris Bajra dhe Labinot Xhoxhaj.
Të gjitha këto meçe do të transmetohen në televizionin Klan Kosova, duke filluar nga ora 21:00.