Ky është orari i Kupës së Botës për klube, ja kur luan Real Madrid

Real Madridi tashmë e ka kuptuar rrugëtimin e tij për të fituar për herë të pestë Kupën e Botës për Klube.
Shorti i tërhequr në Akademinë e Futbollit Mohamed VI ka vendosur që “Los Blancos” të luajnë me fituesin e ndeshjes midis Seattle Sounders dhe skuadrës që fiton ndeshjen hapëse të kompeticionit më 1 shkurt: Al-Ahly (Egjipt) – Auckland City (New Zelanda).
Real Madridi këtë turneu do ta nisë nga faza gjysmëfinale, më 7 shkurt.
Real Madridi ka fituar të katër edicionet e Kupës së Botës për Klube që ka konkurruar (2014, 2016, 2017 dhe 2018), të cilave u shton edhe tre triumfe të tjera në Interkontinentalin e vjetër (1960, 1998 dhe 2002).
Nëse Real Madridi do të triumfojë në finalen e Rabatit, do të jenë 10 vite radhazi me triumfe të skuadrave evropiane. Skuadra e fundit e Amerikës së Jugut që fitoi Kupën e Botës ishte në vitin 2012, kur një gol i vetëm nga Paolo Guerrero i Corinthians mundi Chelsean.
Orari i ndeshjeve të Kupës së Botës për klube
Rrethi i parë
1 shkurt
20:00 Al Ahly – Auckland City
Rrethi i dytë
4 shkurt
15:30 Wydad v Al Hilal
18:30 Seattle Sounders – Al Ahly ose Auckland City
Gjysmëfinale
7 shkurt
20:00 Flamengo – Wydad ose Al Hilal
8 shkurt
20:00 Seattle Sounders, Al Ahly ose Auckland City – Real Madrid
11 shkurt
16:30 – Ndeshja për vendin e tretë
20:00 – Finalja