Ky do të jetë zëvendësuesi i Muric te Kosova për ndeshjen ndaj Qipros

Selektori Franco Foda në vendim të përbashkët me Federatëne Futbollit të Kosovës, ka përjashtuar Edon Zhegrovën, Arijanet Muricin dhe Florent Muslija nga Grumbullimi.

Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Këta tre futbollistë janë përjashtuar pasi mbrëmë janë kthyer në hotel pas orës 02:00 të mesnatës.

FFK-ja ka njoftuar se në vend të portierit Aro Muric, është ftuar portieri i Dritës, Faton Maloku, i cili ishte në listën rezervë të Franco Fodas.

Ndërsa ende nuk dihet se kush do të ftohet në vend të Edon Zhegrovës dhe Flont Muslijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *