Kush është futbollisti më i mirë në histori? “FourFourTwo” del me renditje!

Revista e njohur e futbollit “FourFourTwo” publikoi listën e futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Lista tërhoqi shumë vëmendjen e futbolldashësve të cilët si shumë herë më parë debatojnë në rrjetet sociale.

Në futboll gjithmonë do të ketë debate se kush është më i miri në histori dhe kjo temë është edhe më aktuale këto ditë, pasi Lionel Messi doli kampion bote me Argjentinën.

Kjo është arsyeja pse shumë besojnë se argjentinasi e ka siguruar atë status.

Deri më tani është diskutuar kryesisht nëse Diego Maradona apo Pele është më i miri, derisa në dhjetë vitet e fundit historisë i janë bashkuar Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Pasi Messi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të tretë të Kupës së Botës në Katar, i pari që nga viti 1986, revista e njohur ‘FourFourTwo’ e vendosi atë në krye të renditjes.

Pas Messit renditet bashkatdhetari i tij Maradona, ndërsa në vendin e tretë është Cristiano Ronaldo, i cili ka lënë pas tashmë të ndjerin Pele.

Në pesëshen e parë është edhe Zinedine Zidane, në vendin e gjashtë Johan Cruyff dhe pas tij janë George Best, Franz Beckenbauer, Ferenc Puskas dhe braziliani Ronaldo.

https://twitter.com/sportbible/status/1610226774616510464?ref_src=twsrc%5Etfw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *