Kupa e Botës në Katar i tejkaloi pritshmëritë e të ardhurave të FIFA-s, në Botërorin 2026 pritet rekord i ri

FIFA ka njoftuar se pret të gjenerojë të ardhura spektakolare prej 11 miliardë dollarësh gjatë ciklit katërvjeçar të Kupës së Botës në Amerikën e Veriut 2026. Buxheti katërvjeçar, i cili u prezantua në Këshillin e FIFA-s, parashikon një rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave, kryesisht lidhur me të drejtat e transmetimit dhe marrëveshjet e sponsorizimit, plus shitjet e biletave.
Për krahasim, të ardhurat nga Botërori në Katar janë 7.5 miliardë dollarë dhe janë një miliard euro më të larta se parashikimi fillestar.
Është gjithashtu e pasigurt se sa ndeshje do të luhen në Kupën e Botës 2026 dhe do t’u shiten transmetuesve në një turne me 48 ekipe.
Këshilli i FIFA-s ra dakord në janar 2017 që kampionati i vitit 2026 do të kishte një format me 80 ndeshje me ekipet kombëtare që do të luanin në 16 grupe me tre skuadra, përpara një faze me eliminim direkt ku do të kualifikoheshin 32 skuadra.
Ka 64 ndeshje në Botërorin e Katarit, i cili përfundon nesër me finalen mes Argjentinës dhe Francës. Në fazën e parë Botërori u luajt në tetë grupe me nga katër skuadra.
Zgjerimi në 48 ekipe është krijuar për të përshpejtuar zhvillimin e futbollit në vendet që rrallë garojnë në Kupën e Botës.
Kupa e Botës 2026 do të luhet në 11 qytete në Shtetet e Bashkuara, tre qytete në Meksikë dhe dy në Kanada.