Ku ka më mirë? Një trajnere shqiptare kandidate për çmimin “The Best” nga FIFA

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar të nominuarit për çmimet e vitit në kategorinë e meshkujve dhe të grave.

Në mesin e trajnerëve më të mira është edhe shqiptarja, Elena Sadiku.

Sadiku është kandidate për të fituar çmimin “The Best” por që garon kundër shtatë rivalëve të fortë.

31-vjeçarja është trajnere e Celtic-ut në Skoci dhe ka “korrë” suksese me klubin e njohur.

Dikur Elena Sadiku ka qenë trajnere edhe te Evertoni në grupmoshat U21 dhe në skuadrën e Eskilstuna United.

Si futbolliste ajo luajti te skuadrat e njohura në Suedi, si Hammarby, Ldb Malmë dhe Kristiandstad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *