Kryesia e re e KF Vllaznia pritet nga kreu i FFK-së, përgëzon riorganizimin e klubit

Kryesia e re e KF Vllaznia nga Pozherani, në krye me Halit Alidemën ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ky takim është i veçantë për këtë klub, veçanërisht pas periudhës së vështirë që ka kaluar së fundmi, si pasojë e përjashtimit nga garat e edicionit të kaluar në Ligën e Parë.Sipas njoftimit të klubit, presidenti i FFK-së shprehu kënaqësinë për planet e reja të kryesisë së re të Vllaznisë dhe premtoi mbështetje të plotë. Ai theksoi rëndësinë e sinqeritetit të klubit në lidhje me planet e ardhshme dhe angazhimet që do të ndërmerren.Nga ana e tij, kryetari i klubit, Alidema shprehu falënderime për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e ofruar. Ai theksoi se mbështetja e Federatës do të shërbejë si motivim i madh për sfidat që e presin klubit në të ardhmen.Kryesia e re e klubit, përfshirë kryetarin Halit Alidema, është mirëpritur gjithashtu nga dashamirët e futbollit dhe qytetarët e Pozheranit dhe rrethinës, të cilët shpresojnë në një ringjallje të suksesit të KF Vllaznia.

Vllaznia në edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Dytë me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në Ligën e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *