Kroos: Ndeshjen lamtumirëse në Bernabeu, do e mbaj gjithmonë në zemrën time

Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur pas pensionimit të tij nga futbolli.

Në një intervistë për mediumin spanjoll, Marca, gjermani ka treguar disa detaje interesante nga penzionimi i tij.

“Gjëja më e vështirë ishte t’i tregoja Ancelottit dhe djalit tim se po tërhiqesha”.

“Unë e dua shumë Real Madridin, në kuptimin më realist të kësaj fjale”. “Lamtumirën time në Bernabeu… Do ta mbaj në zemrën time përgjithmonë!”, – tha Kroos për “Marca”.

Kujtojmë se Toni Kroos, ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2014, ku fitoi të gjitha trofetë e rëndësishëm për “Los Blancos”.

Ndeshja e tij e fundit në karrierë ishte çerekfinalja e “Euros 2024”, ku i cili humbi ndeshjen ndaj Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *