Kristjan Asllani me paraqitje pozitive mbrëmë ndaj Udineses

Skuadra e Interit shënoi fitore 2:0 ndaj Udineses në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.
Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Asllani shënoi një gol tejet të bukur nga rivënja këndore.
Mesfushori “kuqezi” luajti vetëm deri në minutën e 63’të dhe më pas u zëvendësua nga turku, Hakan Calhanoglu.
Në faqen e njohur “Flashscore”, Kristjan Asllani u vlerësua me notën e lartë 8.2 – që i bië të jetë edhe “lojtari i ndeshjes”.Futbolli.Info