May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 12, 2025

Kreu i FFK-së pret talentet e përzgjedhur nga Barça

Presidenti i FFK-së Agim Ademi e ka nisur javën me një takim të veçantë dhe inspirues me tre futbollistë të rinj nga Kosova, që janë përzgjedhur në “Barça Camp Kosova” për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt klubit të famshëm FC Barcelona.

Të përzgjedhurit e këtij kampi, Olti Jashari (8 vjeç), Bora Bajrami (15 vjeç) dhe Oldion Kiqina (14 vjeç), u pritën në një atmosferë të ngrohtë në selinë e FFK-së.

Gjatë bashkëbisedimit, presidenti Ademi i përgëzoi për suksesin e tyre dhe i inkurajoi që të vazhdojnë të ndjekin pasionin e tyre dhe të punojnë me përkushtiml.

“Kjo është një mundësi e madhe dhe një hap i rëndësishëm në zhvillimin tuaj si futbollistë. FFK do të jetë gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tuaj”, theksoi kreu i FFK-së.

Talentet e reja shprehën vendosmërinë për të realizuar ëndrrat e tyre në një prej akademive më prestigjioze të futbollit në botë.

Presidenti Ademi gjithashtu theksoi se ky është një tregues i qartë i potencialit që futbolli kosovar ka për të ofruar, duke u shprehur krenar për të arriturat e të rinjve tanë.

Ai ju uroi Oltit, Borës dhe Oldionit suksese të mëtejshme dhe që të ju prijë e mbara në këtë rrugëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *