May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 15, 2025

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s në Paraguai

Në Asunción të Paraguait po zhvillohet Kongresi i 75-të i FIFA-s, ngjarje kjo e rëndësishme për futbollin botëror. Në këtë kongres po merr pjesë edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, i përbërë nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Markus Wiedner.

Punimet e Kongresit filluan me vonesë, në orën 12:30 sipas kohe lokale, për shkaqe teknike.

Ky kongres përkon me 100-vjetorin e anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Paraguait në FIFA, duke e bërë këtë edicion edhe më të veçantë. Po ashtu, Kongresi i sivjetmë shënon një periudhë të rëndësishme për Amerikën e Jugut në kontekstin e zhvillimeve të mëdha në futbollin global, ku kontinent do të jetë nikoqir i Kupës së Botës për Femra FIFA 2027™, si dhe i ndeshjeve festive për 100-vjetorin e Kupës së Botës FIFA™ në vitin 2030.

Pjesëmarrja e krerëve të FFK-së në këtë Kongres përbën një mundësi të mirë për diskutime dhe forcim të bashkëpunimit me federatat dhe konfederatat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *