February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Krerët e federatave të rajonit në darkë të përbashkët në Kigali

Kongresi i FIFA-s është një platformë e shkëlqyeshme për të promovuar takime dhe bashkëpunime ndërmjet federatave të futbollit në nivel ndërkombëtar. Në prag të këtij kongresi delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me presidentin Agim Ademi janë parë në darkë të përbashkët në Kigali, me delegacionet e Federatave të Futbollit të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Sllovenisë, Bullgarisë, Armenisë dhe Polonisë.

Kjo darkë do të lejojë drejtuesit e federatave të ndajnë ide dhe përvoja për të përmirësuar organizimin e garave,  zhvillimin e infrastrukturës dhe strategjisë së marketingut për futbollin në rajonin e tyre. Duke bashkëvepruar në këtë mënyrë, synohet rritja e cilësisë së futbollit në të gjitha këto vende, dhe në të njëjtën kohë të krijohet një ndikim i fuqishëm në skenën ndërkombëtare.

Përveç kësaj, ky takim mund të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare mes federatave, dhe të krijojë një klimë të mirëbesimit dhe bashkëpunimi të ndërsjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *