Kovacic: Gvardiol është gati për Manchester Cityn – e kemi trajnerin më të mirë në botë

Transferimi i mundshëm i Josko Gvardiol te Manchester City është një nga historitë më të gjata të kësaj merkatoje.
Guardiol vlerësohet 75 milionë euro sipas Transfermarkt dhe është nën kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2027. Transferimi është i mundur për 100 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubet janë afër marrëveshjes. Sipas mediave gjermane, oferta e Cityt deri më tani shkon në 90 milionë euro dhe tashmë klubi ka rënë dakord për gjithçka me Gvardiol. Në atë transferim shpreson edhe Kovacic, i cili pas ndeshjes përgatitore me Atletico Madridin iu përgjigj pyetjes për ardhjen e mundshme të bashkëlojtarit nga kombëtarja në Etihad.
“Josko është ende i ri, por është shumë i pjekur për moshën e tij. Ai nuk ka nevojë për shumë këshilla. Ai ka luajtur shumë ndeshje të mëdha dhe mendoj se është gati për këtë hap. Ai ishte i mrekullueshëm në Kupën e Botës, ai ka një sezon i mrekullueshëm me klubin dhe mendoj se do të ishte mirë që ai t’i bashkohet Cityt dhe të përpiqet të përparojë edhe më shumë”, tha Kovaçiç dhe shtoi:
“Mendoj se momenti është gjithashtu ideal. City është në nxitim, skuadra është plot besim dhe drejtohet nga trajneri më i mirë në botë. Kam ardhur këtu për të mësuar në një ekip të madh, dhe ai mund ta bëjë këtë gjithashtu. ”