Kosova U21 e mposht Estoninë me rezultat 2:0

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë U21 i kanë nisur mbarë kualifikimet për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” në “Fadil Vokrri” e mposhtën Estoninë me rezultat 2:0.

Golin e epërsisë për shpresat tona e realizoi Arian Llugiqi, në minutin e 40-të.

Ndërkaq, pas gjysmë ore lojë në të 70-tën, për 2:0 realizoi Andi Hoti.

Ekipi i Afrim Tovërlanit, mbeti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Elvis Letaj, në minutin e 85-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *